Mes afro 900 të burgosurve që kanë fituar lirinë nga amnistia e miratuar nga Kuvendi në fund të vitit që sapo u mbyll ishin edhe 23 femra. Përgjithësisht, femrat që fituan lirinë ishin dënuar për krime ordinere dhe kishin vuajtur pjesën më të madhe të kohës së burgimit.
Por, mes të burgosurave që fituan lirinë ishte edhe Sonila Lumi, të cilën Gjykata e Shkallës së Parë, në Korçë, e dënoi për vrasjen e foshnjës së saj 18-muajshe.





