Ish-kryeministri dhe ish-presidenti Sali Berisha, i njohur për miqësinë e tij të ngushtë me liderin kosovar Ibrahim Rugova, ka publikuar në profilin e tij në Facebook një album të veçantë fotografik nga momente të ndryshme të takimeve mes tyre.

Të dy politikanët takoheshin shpesh, edhe jo formalisht, dhe bisedat mes tyre zgjasnin edhe me orë, dhe jo gjithnjë ishin të përqëndruara vetëm tek politikat në Gadishullin e Ballkanit.

Ibrahim Rugova u nda nga jeta më 21 janar 2006.