Ministri kosovar i integrimit evropian Bekim Çollaku ka njoftuar se Parlamenti Evropian ka ratifikuar Marrëveshjen e Stabilizim-Asocijimit Bashkimit Evropian dhe Kosovës.
Në një postim në profilin e tij në Facebook, ministri kosovar Çollaku shkruan: “Parlamenti Evropian, sot, në seancën e vet plenare dha pëlqimin për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.”
“Kjo marrëveshje, të cilën e kam bashkënënshkruar në tetor të vitit të kaluar, tani e ka dritën e gjelbërt edhe nga Parlamenti Evropian, dhe mbetet vetëm që të hyjë në fuqi së shpejti, pas vendimit për konkludim të Këshillit të Bashkimit Evropian,” – shkruan më tej ministri kosovar i integrimit evropian.