Gjykata e Mitrovicës e ka dënuar me 9 vite burg Oliver Ivanovic, kryetarin e Iniciativës Qytetare Serbe në Kosovë, pasi ai u gjet fajtor për akuzën e kryerjes së krimeve të luftës gjatë viteve 1999 dhe 2000. Por, ai u shpall i pafajshëm për akuzën e dytë, atë të kryerjes së krimeve kundër popullsisë civile, e cila ishte edhe më e rëndë. Më konkretisht, Ivanovic u gjet fajtor për lëshimin e urdhërave për vrasjen e nëntë shqiptarëve gjatë viteve të konfliktit dhe menjëherë pas tij.
Oliver Ivanovic u arrestua në vitin 2014.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i mediave serbe, të cilat e kanë quajtur skandaloze dënimin e Ivanovic.
Por, edhe shqiptarët e Mitrovicës kanë reaguar, duke e quajtur qesharak vendimin. Halit Barani, kryetari i Këshillit për Mbrojtjen dhe të Drejtat e Njeriut në Mitrovicë, ka thënë se dënimi ishte minimal. “Duke pas parasysh se Oliver Ivanovic është pjesëmarrës i tri masakrave në Mitrovicë, ku janë pushkatuar 49 shqiptarë, pa dallim moshe e gjinie, dhe dënimi me nëntë vjet burg është dënim minimal dhe nuk thotë asgjë,” – ka thënë Barani.