Bashkia e Tiranës prezantoi ditën e sotme, në Konferencën e Donatorëve, 112 projekte të ndarë sipas pesë fushave prioritare, duke filluar nga zhvillimi ekonomik, zhvillimi rural, zhvillimi social, jeta në qytet dhe transporti. Secila nga këto pesë fusha u prezantua me projekt-ide që variojnë nga planifikimi më i mirë urban, zhvillimet infrastrukturore dhe përmirësimin e ofrimit të shërbimeve publike.

Konferenca e Donatorëve u organizua nga Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Programin e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara, ku morën pjesë donatorë të huaj, organizata të ndryshme joqeveritare, dhe subjekte biznesi, vendase dhe te të huaja. Qëllimi i organizimit të Konferencës së Donatorëve ishte njohja me planet e zhvillimit të Tiranës dhe koordinimi i partneritetit me palët e tjera, private ose publike.