Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoni, Aivo Orav, ka thënë se ai personalisht, ndërmjetësi belg Piter Van Haute, komisioneri Johanes Hahn, eurodeputetët dhe deri tek delegacioni i Bashkimit Evropian janë të kërcënuar në Maqedoni. Mediat maqedonase kanë njoftuar se, sipas ambasadorit Orav, kërcënimet janë aq serioze sa që janë detyruar të shtojnë edhe forcat e sigurisë.

“Ne jemi këtu t’ju ndihmojmë sepse jeni shtet kandidat, por tashmë ka filluar një fushatë negative kundër ndërmjetësve të BE, vetë komisionarit Hahn, si edhe ekspertit të tij këtu në Shkup, Vonhojte… Madje kërcënimet janë rritur deri aty sa jemi detyruar të rrisim edhe masat e sigurisë,” – ka thënë Orav, gjatë një diskutimi para deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë.