Fjalët kishin muaj që qarkullonin se si koalicioni mes Partisë Demokratike të Kosovës me Lidhjen Demokratike të Kosovës, ashtu edhe vetë këto dy forca politike nuk janë në unitet për të mbështetur Hashim Thaçin për president, ndërkohë që tani kanë nisur të dalin edhe zërat e parë kundër.
Këtu nuk bëhet vetëm për familjarët e të rënëve dhe disa veprimtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Tashmë kanë dalë publikisht kundër Thaçit edhe vetë deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës.
Mediat kosovare raportojnë se Thaçi nuk do të votohet nga deputeti Abdyl Ymeri, nga Skënderaj. Madje, në një postim në rrjetet sociale, ai ka kërkuar që president të zgjidhet Murat Jashari (në foto), anëtar i familjes emblematike kosovare.