Indeksi i Pasaportave, i bërë publik së fundmi nga Forumi Ekonomik Botëror, nxjerr pikët kryesore atribuuar secilës pasaportë, bazuar në numriin e vendeve që mund të vizitojë pa patur nevojë për vizë. Indeksi i Pasaportave ekzaminon 199 pasaporta në total, 193 prej të cilëve janë e pjesë të Kombeve të Bashkuara.

Amerikanët dhe britanikët mund të vizitojnë në total 147 shtete pa nevojën e një vize. Të fundit në listë janë Palestina, Ishujt Solomonë, Sao Tome, Mianmari dhe Sudani, shtetasit e të cilëve mund të vizitojnë pa vizë vetëm 28 shtete.

Shqipëria renditet në vendin e 40 në listë, dhe numri i shteteve të cilat mund të vizitojë mbajtësi i një pasaporte shqiptare është 93.