Papa Françesku ka pritur sot një delegacion të Kishës Orthodhokse Serbe, i cili e ka falenderuar atë për mosnjofjen e Kosovës. Delegacioni kishtar serb kryesohej nga mitropoliti Amfilohije, ndërkohë që kishte në përbërje edhe Darko Tanascovic, ambasadori serb në UNESCO, i cili më parë ka qenë ambasadori serb në Vatikan.

Por, në të vërtetë, qëllimi i vizitës ka qenë përmirësimi i marrëdhënieve mes Vatikanit dhe Patriarkanës Serbe, pasi Papa Françesku anulloi vizitën e tij në Beograd, ndonëse jo atë në Kosovë.

Vatikani ka hapur proçedurat për shenjtërimin e kardinalit kroat Alojz Stepinac, i cili vuajti persekutimin e regjimit komunist jugosllav. Pas vdekjes, ai u shpall martir dhe lumturimi i tij u njoftua nga Papa Gjon Pali II, në vitin 1998. Por, Alojz Stepinac kishte qenë arqipeshkvi i Zagrebit, gjatë viteve të Luftës II Botërore, kur Kroacia u shndërrua nën shtet të pavarur dhe aleat i Gjermanisë. Serbët gjithnjë kanë pretenduar se arqipeshkvi Alojz Stepinac ka kryer krime kundër njerëzimit. Madje, regjimi komunist e dënoi atë, duke e burgosur deri ditën që vdiq.

Shenjtërimi i tij ka përplasur Vatikanin me Serbinë, duke bërë që mes tyre të ketë një ftohje të marrëdhënieve.