Kreu i Agjencisë së Kontrollit të Sëmundjeve në Gjermani, Lothar Wieler, ka bërë të ditur se këtë të premte do të vaksinohet kancelarja gjermanem Angela Merkel.

Mësohet se Merkel do të marrë vaksinën e Oxfordit, AstraZeneca, duke u bërë zyrtarja më e lartë në Gjermani që merr këtë vaksinë.

Gjermania e ka aprovuar përdorimin e vaksinës së diskutueshme AstraZeneca për personat mbi moshën 60-vjeçare.

Instituti Robert Koch regjistroi mbi 29 mijë infeksione të reja të enjten. Shumica e tyre janë të njerëzve në grupmoshën 15 deri 49 vjeç, shumë më i rëndë se dy valët e para.

Afër 80 mijë njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në Gjermani që nga fillimi i pandemisë.