Dita e sotme parashikohet të jetë dhe dita më e ftohtë e këtij muaji.

Sipas “Meteoalb”, deri më datë 24 do të ketë temperatura të ulëta dhe pas kësaj date, temperaturat priten të rriten.

Ditët vijuese do të jenë me mot të kthjellët në zonat e ulëta dhe bregdetare, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të paraqitet moti në zonat malore. Temperaturat e ajrit do të jenë të ulëta gjatë orëve të mëngjesit, ndërsa mesdita do të sjellë rritje të lehtë të tyre. Zonat më të ftohta do të jenë verilindja dhe juglindja e vendit.