Përplasjet mes pacientëve dhe mjekëve në spitalet e vendit tonë, sa vjen e bëhen më të shpeshta. Një tjetër rast i shëmtuar ku përdoret sërish fjalor vulgar është shënuar në Qendrën Shëndetësore Nr.1 në Tiranë.
Në një video të siguruar nga gazeta "Shëndet+", tregohet një debat i ashpër mes dy palëve. Një paciente e cila ndodhej në radhë, por nuk e dinte me cilën mjeke ishte, është acaruar duke i bërtitur doktoreshës me një gjuhë jo fort të këndshme. Një nga mjekët që duket se erdhi për të parë situatën, është acaruar edhe ai vetë, dhe e ka harruar “Kodin e Etikës” duke përdorur fjalë që nuk i kanë aspak hije bluzave të bardha.
Debati mes tyre:
Pacientja: Pse ça jam unë? Monstra!
Doktori: A ka mundësi të mos bërtasësh?!
Pacientja: Si të mos bërtas? Unë po prisja në radhë, po se nuk i plas njeriu me këto monstra që jeni ju, jeni kthyer në një tufë monstrash!
Doktori: Ik p…..!!
Pacientja: Ouu djali, më kë po flet ti, me nënën tate apo motren tate more? P….. shko thuaj motrës tate e gruas tate, idiot.
Doktori: Na çave tr*pin, llap llap, ik e nxirreni përjashta idioten. Edhe s'e dinë me kë janë edhe kërkojnë llogari.





