Autoritetet shëndetësore do të nisin dezinfektimin në zonat ku ka pasur përmbytje (Tiranë, Durrës, Shijak dhe Çermë Lushnjë), deklaroi shefi i departamentit të mjedisit në Institutin e Shëndetit Publik (ISHP), Arben Luzati. Ekspertët e ISHP kanë konstatuar se në këto zona ka burime potenciale infeksioni për shkak të dëmtimit të rrjetit të ujësjellësit dhe të ngordhjeve në bagëti.

Problem tjetër ka qenë ndotja e pusit të shpimit në Fushë Krujë. Nga Fushë Kruja dhe Fushë Kuqja marrin ujë qytetet e Durrësit dhe Shijakut. Pus-shpimi i Fushë Krujës ka rezultuar me ndotje të lartë bakteriale, tha Luzati.

Thanas Mustaqi