Ministri i mirëqenies sociale dhe rinisë Blendi Klosi ka njoftuar sot krijimin e një qendre rajonale kundër ekstremizmit të dhunshëm, gjatë pjesëmarrjes në konferencën “Shoqëria e Hapur, Demokracia dhe Edukimi si Armë kundër Ekstremizmit”, të zhvilluar në Universitetin Beder.

Ministri Klosi tha se qendra rajonale do të hapej së shpejti. “Kjo qendër rajonale që do të hapet së shpejti në Shqipëri me mbështetjen e partnerëve tanë strategjikë do të fokusohet tek elementët edukativë, ata të bashkëjetesës fetare, – tha ministri Klosi. – Pra, për të punuar me komunitete të ndryshme, për të rrezatuar atë që është unike në Shqipëri, bashkëjetesën fetare.”