Drejtori i ALUIZNI-t Artan Lame, në një konferencë për shtyp të mbajtur paraditen e së enjtes, deklaroi se viti 2015 mund të konsiderohet maja e procesit të legalizimeve, pasi 40 mijë familje shqiptare zgjidhën problemin e legalizimit të pronës.

Lame nënvizoi se legalizimet mbeten reforma e parë për formalizimin e ekonomisë. Procesi sipas Lames ka hyrë tashmë në fazën e qetë të operimit të tij, duke shprehur bindjen se qytetarët besuan te procesi i legalizimit.

“Me sistemin e ri, aplikimi për certifikatën e pronësisë do të ndiqet nga ALUIZNI. Risi tjetër do të jetë përdorimi i një sistemi të unifikuar hartografie”, vijoi Lame.