Kryeministri Rama ka zhvilluar nje takim dyzet minutësh në Drejtorinë e Përgjishshme të Doganave. Në takimin pa praninë e medias, rezultatet e dobëta të doganave vlerësohet të kenë qenë pjesë e diskutimit.
Kjo u vu re edhe gjatë largimit të kryeministrit, i cili duket se i ka dhënë porosi gati në formë kërcënimi Drejtoreshës së Përgjithshme Pranvera Fagu, sipas Mapo.al.
Përgjatë gjitë vitit 2015, Doganat kanë shfaqur nivele të larta të mosrealizimit të planit në krahasim me tatimet. Sipas të dhënave të fundit të disponueshme, për 11 mujorin, të ardhurat e munguara buxhetore, në raport me planin ishin 15 miliardë lekë, nga të cilët 63 për qind ka ardhur nga doganat. Ne vlera neto administrata doganore arkëtoi 9.5 miliardë lekë më pak se plani, sipas statistikave fiskale të publikuara nga Ministria e Financave.





