Agim Hysenaj nga Sukthi, njëri prej shumë banorëve që gjenden në pikë të hallit për shkak të përmbytjes të 5 ditëve më parë, denoncon situatën kritike në të cilën gjenden 600 delet dhe qengjat e tij, që në fakt janë dhe burimi i vetëm i të ardhurave të familjes së tij.

“Më janë mbytur 30 qengja, por dua të shpëtoj të tjerat, sepse kanë mbetur të bllokuara në stan, në mes të llucës për shkak të baltës që ka lënë lumi i  Erzenit. Janë pa ushqime, do të ngordhin nëse nuk më ndihmon bashkia me ushqim për bagëtitë.

Ministri Klosi me premtoi ndihmë para 5 ditësh në Shijak. Edhe Prefekti po ashtu, por asnjë ndihmë nuk më ka ardhur deri më sot. Kërkoj ndihmë nga shteti”, thotë Hysenaj për të shpëtuar mundin e djersën që kanë derdhur 4 fëmijët e tij, duke punuar për vite të tëra në Itali.

 

K.H.