Një person është rrëmbyer forcërisht në makinë nga disa persona të cilët më pas janë larguar.

Policia informoi për ngjarjen e ndodhur pranë shkollës “Bajram Curri” në Tiranë,  rreth orës 12:00.

Personi i rrëmbyer është identifikuar si  Ylber Kera 39 vjeç.

Ka qenë vetë fëmija i mitur i cili ishte nën shoqërinë e të atit, që ka dhënë këtë dëshmi në polici

“Më datë 09.01.2016, në afërsi të shkollës “Bajram Curri”, një shtetas me iniciale Y. K, duke ecur me fëmijën e tij të mitur, është konfliktuar me disa persona të cilët ishin duke udhëtuar me një mjet tip Benz. Sipas deklarimeve të fëmijës në polici, dyshohet se i ati pasi ka debatuar me këta shtetas është marrë me dhunë forcërisht në makinë dhe janë larguar. 

Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po punon për kapjen e personave”, njofton policia.