Felix Lalo është një nga të rinjtë më të famshëm në TikTok tani për tani. E veçanta e 25-vjeçarit është ngjashmëria e tij e madhe me aktorin që ka interpretuar rolin e Harry Potter, Daniel Radcliffe.
Pas një videoje ku fotografitë e tij krahasoheshin me ato të Harry-t, llogaria personale e francezit arriti në 1.3 milionë ndjekës, ndërsa videot morën mijëra shikime dhe shpërndarje.
Felixi tregon se ka qenë adhurues i çmendur i filmave dhe librave të Harry Potter-it dhe se “superfuqinë” e tij po e shfrytëzon në rrjete sociale.
“Jam në TikTok prej dy muajsh dhe kjo është çmenduri, akoma s’e besoj dot”, deklaron francezi.





