*Nis evidentimi i dëmeve në Shijak. 5 grupe në terren. Mbërrijnë 800 pako me ushqime dhe batanije për familjet e përmbytura.
Kreu i bashkisë Ardian Kokomani deklaroi se në mbledhjen e Shtabit të Emergjencës së bashkisë së Shijakut, u ngritën 5 grupe pune për evidentimin e dëmeve, dhe një armatë e madhe punonjësish në ndihmë të popullatës.
800 pako me ndihma kryesisht 20 kilogramëshe me ushqime dhe batanije, pritet të shpërndahen për popullatën.
Zjarrfikësit kanë marrë një rol primar në familjet e përmbytura të Shijakut. Në rast zjarri ata konsiderohen shpëtimtarë, e po kështu edhe në rast përmbytjesh. Së bashku me popullatën, janë duke larguar baltën nga banesat, rrugët, nga vendet publike, duke u konsideruar heronjtë e popullatës. Zjarrfikësit po shkojnë shtëpi më shtëpi duke pastruar gjithçka. Shefi i zjarrfikësve të Shijakut shprehet se brenda 4 ditësh pritet që të normalizohet gjendja.
K.H.