Banesa, rrugë, tokë bujqësore e shumëçka tjetër u përmbyt në Shijak. Dalja e lumit Erzen nga shtrati solli probleme të rënda e të jashtëzakonshme për këtë zonë.
Familje të tëra sot kanë gdhirë me barkun bosh, pasi nuk kanë bukë të hanë. Gjithçka që kishin, u shkatërrua, ua mori uji.
Ata sot kërkojnë ndihmë për nevojat më të qenësishme, në radhë të parë për ushqim. U bëjnë apel shtetit dhe gjithkujt tjetër që t’u vijnë në ndihmë në këto ditë të mjerueshme për ta.
Është e vështirë të përshkruhet me fjalë situata në të cilën gjenden këto familje, jo vetëm në Shijak, por në të gjithë vendin ku kanë ndodhur përmbytje.





