Gjermania shuan shpresat e azilkërkuesve shqiptarë, që kërkojnë të punësohen. Mediat gjermane kanë publikuar rastin e një azilanti shqiptar, të cilit iu refuzua leja e punësimit, pasi kishte gjetur vetë një vend të lirë pune në Gjermani.

Sipas të gazetës gjermane “Miteldojçe Cajtung”, kërkesa e tij u refuzua pasi prioritet për t’u punësuar kanë shtetasit gjermanë dhe jo ata që vijnë nga një vend i sigurt origjine.

Autoritetet gjermane paralajmërojnë se i njëjti fat i pret të gjithë azilkërkuesit nga Ballkani Perëndimor, që kërkojnë punë në Gjermani.

Janë gjithsej 35 mijë shqiptarë që presin të përfitojnë statusin e azilantit në këtë vend, por që nuk kanë asnjë shans për t’u punësuar.