Temperaturat e ulëta kanë mbyllur brenda qytetarët durrsakë. Shirat e era e fortë kanë bërë që banorët “të ngujohen”.

Të rrallë janë ata që i bëjnë ballë erës, duke shëtitur në “Taulantia” e deri tek “Sfinksi”.

Në rrugët e Durrësit shikohen më së shumti patrullat e policisë, të cilat kanë kryer shërbime të përforcuara që prej ditëve të fundit të 2015-ës e deri sot.