Pjesa veriore dhe juglindore e vendit vijon të jetë i përfshirë nga reshjet e dëborë prej mëngjesit të së dielës nga reshjet e dëborës.
Aksi nacional Rrëshen-Kalimash-Morin cilësohet më problematiku. Bora dhe mjegulla e bëjnë të vështirë qarkullimin e mjeteve. Edhe qarku i Korçës është përfshirë nga temperatura të ulëta të cilat kanë shkaktuar probleme në aksin rrugor Boboshticë – Dardhë i cili kalohet vetëm me zinxhirë dhe së fundi, edhe rrugën drejt kufirit, Korçë-Kapshticë.
Në Malësinë e Madhe është bllokuar zona e Thethit, në Kukës ish-komuna Arrën, Kalis, Grykë Çajë e Zapod, etj.
Si pasojë e motit të keq ka probleme me energjinë elekrike jo vetëm në zonat me dëborë, por dhe në rrethe të tjera.





