Me ardhjen e Vitit të Ri erdhën dhe reshjet e shiut e të dëborës, duke zyrtarizuar stinën e dimrit. Dita e stome ka shënuar reshje thuajse në të gjithë vendin, ndërkohë që në zonat malore dhe lindore, reshjet kanë qenë në formën e dëborës.

Moti parashikohet të ketë reshje gjatë gjithë javës së ardhshme, ndërsa ngricat dhe dëbora kanë krijuar vështirësi qarkullimi në disa nga akset rrugore, ku veçanërisht si më problematike konsiderohen:

Krumë-Qafë Prush, Bajram Curri-Lekbibaj-Valbonë-Fierzë, në të cilat policia sugjeron përdorimin e zinxhirëve.

Ndërsa, Rruga e Kombit është e kalueshme, pavarësisht reshjeve të dëborës në tunelin e Kalimashit