Gjykata e Lartë vendos lirimin nga burgu të Ismail Morinës, i njohur si Ballisti dhe lënien në arrest shtëpie. Ai u arrestua për armëmbajtje pa leje në tetor të këtij viti, vetëm 1 ditë para se të luhej ndeshja mes kombëtareve Shqipëri-Serbi. Megjithë proceset e mëparshme, gjyqtarët nuk pranuan lirimin e personit që njihet si ai që ngriti dronin në stadiumin e Beogradit në ndeshjen e parë.
Ismail Morina u kap me armë pa leje në makinë, bashkë me persona të tjerë.





