Nismës “Gatuaj një pjatë më shumë”, iu përgjigjën 1500 qytetarë, duke dhuruar 1500 vakte për shtresat në nevojë dhe të pastreha.
200 aktivistë ishin angazhuar që në ditën e Krishtlindjes të shpërndanin këto ushqime pranë qytetarëve që jetojnë në zonat e Sharrës, Tufinës, Kombinatit apo Uzinës së Traktorit.
Nisma është përqafuar edhe nga qytete të tjera si Elbasani, Vlora, Durrësi, Fieri dhe Shkodra.