Kryeministri Rama fton qytetarët të dërgojnë sms në murin e godinës së qeverisë.

Në vijim të një tradite tashmë dyvjeçare në ditët festive të fundvitit, rikthehet “Shqipëria uron, Shqipëria dhuron”, për t’u gëzuar sëbashku dhe për t’i bërë të gëzueshme festat edhe për ata që kanë nevojë sot, për mbështetjen dhe solidaritetin tonë, bën të ditur stafi i Ramës.

Të gjithë mund të ndajnë gëzimin e festave me kë dëshirojnë përmes një mesazhi, imazhi apo video, që do të projektohen mbi murin e Kryeministrisë. Të ardhurat e mbledhura nga postimi i sms-ve, fotove apo videove të urimeve do të shkojnë për bamirësi. Mesazhet mund të dërgohen në numrin 0696665555.