Deri më 30 qershor të vitit 2016 nuk do ketë ndryshim të çmimit të energjisë elektrike. Kështu ka deklaruar Enti Rregullator i Energjisë dhe mësohet se për këtë vendim ka ndikuar rritja e arkëtimeve nga ana e OSHEE-së. Ndërkohë, ERE ka kërkuar që në 6 muajt e dytë të 2016-s të mos ketë fatura amorfe.
“Të pajisen konsumatorët me matës të energjisë. Mos rritja e çmimit vjen pasi janë rritur arkëtimet nga energjia. OSHEE ka bërë performancë të mirë në mbledhjen e arkëtimeve”, ka deklaruar ERE.
Gjithashtu, kërkon që investimet në sistemin energjetik të vijojnë dhe të rritet cilësia e shërbimit në sistemin energjetik.





