Vidhen gjatë natës fidanët e ullinjve në rrugën e re Shkozet-Plepa. Janë 10 fidanë bimë ulliri, të mbjella buzë rrugës si bimë dekorative nga firma ndërtuese e rrrugës, të cilat janë grabitur mbrëmjen e djeshme.

Mësohet se vlera e bimëve është 50 mijë lekë.

Pas denoncimit, nga ana e policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.