Ambasada e Francës në Tiranë njofton për nisjen e aplikimeve si dhe procedurat e regjistrimit në ciklin e parë të studimeve në universitetet franceze për vitin 2016-2017.
Sipas ambasadës franceze, të rinjtë nga Shqipëria që duan të ndjekin studimet në Francë kanë afat deri më 22 janar për të aplikuar.
Ambasada njofton se aplikantët duhet të dorëzojnë dosjen e plotësuar në ambientet e ambasadës deri në javën e tretë të muajit janar të vitit 2016.
Kriter i rëndësishëm për fitimin e të drejtës së studimit është njohja e gjuhës frënge. Lidhur me këtë kriter, kandidatët duhet t’i nënshtrohen një provimi mbi njohjen e gjuhës, që do zhvillohet më datë 11 shkurt në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja. Provimi është i detyrueshëm për të gjithë aplikanët.
Për më shumë informacione dhe detaje mbi aplikimet për studime në Francë për vitin 2016-2017 klikoni këtu.