Drejtori i Rendit dhe Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka bëri publik sot një fakt shqetësues për sigurinë e bankave dhe institucioneve të rëndësisë së veçantë. Ai zbulon se një nga punonjësit e policisë private në bankën e nivelit të dytë tek Stacioni i Trenit ku në 13 shkurt të këtij viti u grabitën mbi 1 milionë euro, ka qenë me precedentë penalë. Gjatë një tryeze të rrumbullakët me përfaqësues të kompanive private të sigurisë fizike, ai hodhi dyshime se edhe në grabitjen e 2.8 milionë eurove në rrugën Tiranë – Rinas ku u grabitën 3.8 milionë euro të një banke, faji është i punonjësve të policisë private, shkruan lapsi.

“Kemi mbajtur qëndrim ndaj punonjësve të policisë kryesisht specialistëve të krimeve të cilët vonojnë vërtetimet e besueshmërisë. Nuk jemi dhe për ata që këto vërtetime të bëhen “shkel e shko” sepse kemi pas rastin tek grabitja që u bë tek Stacioni i Trenit. Një ndër punonjësit e policisë që kishte "Euro Gjici" figuronte me probleme", – tha Loka.

“Kemi vënë kriter 5 veta shoqërimin e vlerave monetare, 5 veta kishte përsëri u vodhën lekët para disa ditësh në Qafë-Kashar në mes të ditës, në rrugën nacionale aty ku çdo 30 sekonda kalon një automjet mos të them më shpejt”, – tha Loka.