Një përplasje e trefishtë u shënua pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, pranë Qafë-Kasharit.

Tre makina u aksidentuan pasi goditën njëra-tjetrën, duke shkaktuar një varg të gjatë automjetesh të bllokuara. Mësohet se si pasojë e aksidentit u lëndua një vajzë, por jashtë rreziku për jetën.