Ka qenë ajo e cila ka mbështetur mazhornacën gjatë ardhjes së saj në pushtet, por gjithashtu Elvira Dones ka thënë këto fjalë: “Nëse Rama më zhgënjën, do përdor të njëjtën penë edhe për të”.
Në atë kohë ajo shprehej entuziaste për mazhorancën e re dhe kishte shpresë te kryeministri Rama. Por si duket krejt ndryshe mendon sot.
Dones ka shpërndarë një koment në faqen e saj në Facebook, të cilin e shoqëron me një thënie nga Groucho Marx që thotë: “Ai mund të duket si një idiot, por mos e leni t’iu vejë në lojë. Ai realisht është një idiot”.
Shkrimi i shpërndarë nga Dones ka lidhje me batutën që Rama bëri me një njeri me aftësi të kufizuara në Kamës, teksa po shpërndante leje legalizimi.
“S’po të pyes për kë ke votuar, se dukesh. Merre lejen tani, edhe nesër te protesta, para Parlamentit. Do zoti nuk të le motori”, i ka thënë Rama.
Elvira Dones jeton prej kohësh në Zvicër.





