Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani duke folur për ligjin e amnistisë, deklaroi se do të përfitojnë rreth 720 persona, të cilët kanë marrë dënim të formës së prerë deri më 30 nëntor, por jo ata që kanë kryer krime të rënda.
Sipas Manjanit, ofrimi i shërbimit për të dënuarit në burgje bëhet i vështirë. Gjysma e personave janë të paraburgosur, gjysma e personave në burgje janë me masë arresti, prandaj nevojitet rishikim i kodit penal.
“Kapaciteti normal në burgje duhet të jetë 5.584 të dënuar, por për momentin ka mbipopullim që shkon në 6.413 të dënuar. Nga këta, 3.078 persona janë dënuar me vendim të formës së prerë. Prandaj i bëj thirrje sistemit të drejtësisë që të shtojë gjykimet e drejtpërdrejta. Është e pakuptimtë që të zgjaten afatet e paraburgimit për të arrestuarit në flagrancë. Çështja kë të bëjë me sigurinë kombëtare”, nënvizoi Manjani.





