Parku i Ministrisë së Brendshme, në Tiranë, pasditen e sotme është përfshirë nga zjarri.
Sipas informacioneve të fundit, dyshohet që zjarri të ketë rënë nga një shkëndijë elektrike.
Ndërhyrja e agjentëve të pranishëm në ambjentet e ministrisë ka bërë që flakët të shuhen shpejt dhe pa shkaktuar dëme.





