Një prej protestuesve të Partisë Demokratike ka humbur ndjenjat gjatë protestës së sotme përpara Kuvendit. Fillimisht i kanë ardhur në ndihmë disa protestues, por pak çaste më pas, një mjek politikan që ndodhej në protestë, ish-kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova, është afruar për t'i ardhur në ndihmë.
Pas ndihmës së doktor Kosovës, gjendja e protestuesit është përmirësuar.





