Tri makina luksoze janë përfshirë në një aksident rreth orës 14:00 në shëtitoren “Taulantia”. Shkak i përplasjes së njëpasnjëshme të tri makinave, dyshohet shpejtësia tej normave të lejuara nga një automjet tip “Mercedes Benz”.
Sipas policisë që mbërriti ne vendngjarje, automjeti tip Benz që lëvizte në sensin nga Currilat drejt Torrës, ka përplasur një automjet tip BMW që gjendej para tij, dhe automjeti tip BMW përplasi nga pas një Renault. Dëmet kanë qenë të konsiderueshme tek tri makinat, ndërsa të lënduar lehtë fatmirësisht kanë mbetur drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident.
Rreth 20 minuta nga aksidenti u bllokua qarkullimi rrugor, ndërsa policia që shkoi në vendngjarje nisi hetimet për shkaqet e aksidentit.
K.H.





