Një person i dënuar për tentativë vrasjeje ka arritur që t’i shpëtojë mbrëmë policisë së Rinasit. Arnold Canameti ishte ekstraduar nga Franca, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pas dënimit të tij në mungesë. Por me të mbërritur në Rinas, ai është arratisur.
Canameti është sjellë me pranga në duar nga Franca dhe mënyra se si ka mundur të largohet ngre pikëpyetje të shumta. Për këtë çështje kanë nisur hetimet.





