Një elektricist i OSHEE është goditur këtë pasdite teksa ishte në krye të detyrës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zvin të Njësisë Administrative Iballë. Bajram Hyseni me profesion elektricist pranë OSHEE Pukë kishte udhëtuar mëngjesin e kësaj të marte drejt zonës së thellë veriore, raporton balkanweb.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur së punonjësi i OSHEE ishte në një familje ku po lexonte matësin elektrik kur është goditur barbarisht. Si pasojë e goditjeve me mjete të forta Bajram Hyseni ka pësuar dëmtime serioze dhe u nis me helikopter drejt Tiranës. Policia ka identifikuar autorin që ka dhunuar barbarisht elektricistin dhe e ka shpallur në kërkim. Sipas bluve ai është shtetasi Pjetër Gjergji, i cili e ka qëlluar elektricistin në gjendje të dehur.