Teksa po inspektonte së bashku me kreun e OSHEE-së në zonën e “Don Boskos”, aksionin për zhvendosjen e një shtylle të tensionit të lartë në mes të rrugës, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është suprizuar nga një djalosh i ri kur sy për sy i ka ngjitur një letër në shtyllë ku shkruante “Blejmë mobilje të përdoruara” shoqëruar me numrin e telefonit.

Menjëherë Veliaj i ndërpret fjalën Ardian Çelës, për t’i kërkuar llogari ngjitësit të letrës dhe për ta paralajmëruar se do të gjobitet për veprimin.

“Më fal një sekondë..O njish, o njish, o artist, o grupi..Pse i ngjit ato aty mo vëlla? Meri numrin e telefonit aty, jo jo, merini ndonjëri numrin e telefonit dhe të vijë gjoba aty ku e ngjite. Ne sa e hoqëm një shtyllë ti shko dhe e ngjit në sy tim. Ça bën mo njish? Dhe mos i ngjit më në asnjë vend. Dhe do i çoni gjobë atij patjetër. Është e paimagjinueshme, unë këtu, ai tu e njit atë.”

Për më tepër, shihni reagimin e Veliajt në video: