Mariana Gjekaj Preducaj (me mbiemrin e vajzërisë), e cila u vra nga burri i saj shqiptar, do të prehet në atdhe. Kështu kanë vendosur të afërmit e saj, pas mbrëmjes ku ndodhi tragjedia. Mediat italiane i kanë kushtuar një reportazh rastit tragjik. Marjana u nderua në një cermoni mortore të premten e 11 dhjetorit në Sheshin e Lirisë, me lule, qirinj dhe shumë sy të përlotur. Kjo ceremoni funebre u organizua për miqtë e saj, për komunitetin shqiptar që banon në Gallarate, zona ku jetonin shqiptarët, dhe për ato shumë gra që edhe pse nuk e kishin njohur nënën e dy fëmijëve 3 dhe 11 vjeçarë, kanë vajtuar një tjetër viktimë të dhunës. Fëmija i madh i çiftit është kthyer tashmë në shkollë, i rrethuar nga mbështetja e mësuesve dhe punonjësve socialë që merren me pasojat që akti i çmendur i babait të tyre do ketë në jetën e saj dhe atë të vëllait të saj të vogël. Është halla tani, ajo që kujdeset për ta, ajo që Gjini, pak pasi kishte kryer krimin me një goditje fatale në qafën e gruas së tij, i telefonoi i mërzitur, duke i thënë: “Mori fund”.
Tani duket se pak ka mbetur që të afërmit të përcjellin për në banesën e fundit trupin e pajetë të Marjanës. Të hënën e 14 dhjetorit, agjencia funerale përgjegjëse do të marrë dokumentet e fundit të nevojshme nga ASL dhe ambasada shqiptare, që do të lejojë Marjanën pastaj të kthehet në atdhe, citohet nga Panorama mediat italiane.
Duke pritur për të, ka shumë miq dhe të afërm, që si një shenjë e dhimbjes, gjatë ditëve të fundit kanë ndryshuar foton e profilit të tyre në Facebook, duke e zëvendësuar atë me një fjongo të zezë dhe fjalët “të prehet në paqe”. Ndërkohë mbetet në burg burri i saj, i cili sipas avokatit Alberto Talamone, është penduar për krimin e rëndë por ende nuk është në gjendje për të treguar një motiv bindës për mizorinë e kryer në sytë e djalit tre vjeçar.
“Unë e doja atë shumë, ajo ishte një grua e mrekullueshme, kurrë nuk më ka dhënë shkak për dyshim”,- përsëriti sërish të premten në mëngjes ai para prokurores Patrizia Nobile. Teksa rrëfeu për të njëqindtën herë se vrasja u realizua pas një mbrëmje të qetë si mijëra netë të tjerë para televizorit.
Policia dhe prokurorët po vazhdojnë ende të gërmojnë në jetën e çiftit në kërkim të një arsyeje përse ndodhi kjo ngjarje e rëndë.





