Ka mbetur mister vdekja e papritur e një 52-vjeçari nga Durrësi. Ditën e djeshme, E.Xh. ishte klient në një lokal në lagjen nr.6 të qytetit të Durrësit, kur ka rënë pa ndjenja nga karrigia. Dëshmitarë e punonjës të lokalit kanë dashur t’i japin ndihmë, por nuk kanë mundur pasi burri ishte pa jetë.

Policia shkoi në vendngjarje dhe deklaroi se, nga veprimet hetimore, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Megjithatë nuk është përcaktuar saktësisht çfarë shkaktoi vdekjen e 52-vjeçarit.