Emigrantët shqiptarë në Itali, vuajnë për të marrë përgjigje dhe shërbimet në Konsullatën e Përgjithshme në Milano. Për shkak të mosrespektimit të orareve nga administrata, emigrantët detyrohen të rrinë me orë të tëra në sportele pa mbaruar punë. Denoncimi me foto është bërë nga deputeti Eduart Ndocaj në Facebook, i cili vetë ka jetuar në Itali.

“Sapo me erdhi ky denoncim nga emigrantet ne lidhje me gjendjen e rende ne Konsullaten e Pergjithshme ne Milano. Nje emigrante me ka derguar mesazh duke denoncuar Sekretaren e Sportelit te Pasaportave, znj. Surrela Dishnica, e cila mungon dhe nuk i pret emigrantet per te kryer procedura. Nje fakt tjeter pet te deshmuar gjendjen e mjerueshme te sherbimit diplomatik qe eshte bere prone familjare e te punesimeve familjare eshte fakti, se sipas denoncueses Sekretarja Dishnica eshte nusja e Konsullit Faik Dishnica. Denoncuesja me thote se Konsullja e Pergjithshme dhe cifti Dishnica e kanë privatizuar Konsullaten duke e kthyer ne prone private. Qindra emigrante jane larguar pa mbaruar pune. Disa here e kam ngritur zerin kunder Konsullates se Pergjithshme e skandaleve të vazhdueshme. Ndersa ne kemi institucione si Konsullata e Pergjithshme ne Milano qe me taksat tona nuk ofron sherbimet qe i ka te detyruar me ligje. Ftoj ministrin e Jashtëm te nderhyje menjehere per kete situate te turpshme”, shkruan Ndocaj.