Ambasadori Amerikan në Tiranë, Donald Lu lëshoi sot një tjetër mesazh të fortë duke shigjetuar sistemin e drejtësisë. Duke transmetuar fjalën e tij, balkanweb citon ambasadorin e SHBA-ve se, gjyqtarët e korruptuar mbajnë në dorë ora të shtrenjta, të cilat për nga vlera ia kalojnë dhe makinës së tij.
“Nëse ulni dorën dhe shihni kyçin e dorës dhe mbani në dorë një orë më të shtrenjtë se makina ime, atëherë jeni gjyqtarë të korruptuar. Nëse jeni i tillë, duhet ta lini këtë profesion menjëherë, pasi mund të futeni në burg. Për gjyqtarët e ndershëm; kini besim se ndryshimi po vjen. Gjyqtarët e korruptuar mbajnë në dorë ora Cartier”, tha Lu.





