Nderimi dhe respekti i qeverise per Nadir Çaushollin, pronar i kompanisë “Omega Farm”, u firmos nga vete nga ministri i financave Shkelqim Cani.

“Nje model i ndershem dhe i rregullt i sipermarrjes” e cilesoi Shkelqim Cani kompanine Omega Farma, ne letren ku i shpreh mirenjohjen e tij, ne perfundim te aksionit kunder informalitetit.

ABC Neës siguroi letren, që ministri Cani i ka dërguar me 17 nëntor të këtij viti, babait të të arrestuarit, tashmë me detyrë e administratorit të kompanisë së djalit, “Omega Farm”.

“Përmes kësaj letre dëshiroj t’iu shpreh mirënjohjen e sinqertë për promovimin që i bëni modelit të ndershëm dhe të rregullt të sipërmarrjes në Shqipëri. Lufta që qeveria jonë i ka shpallur informalitetit, nuk synon vetëm mbledhjen e më shumë kontributeve dhe të ardhurave, por, në radhë të parë, kërkon të krijojë kushtet e konkurrencës së ndershme, ku të gjithë sipërmarrësit trajtohen në mënyrë të barabartë përpara rregullave dhe ligjit.”

Kur letra mberriti ne kompani, “Modeli i ndershem” ishte ne qelite e paraburgimit. Letra e Shkelqim Canit u dergua 18 ditë pas arrestimit. Çausholli u arrestua si pjese e një skemë mashtrimi me ilaçet e rimbursueshme. 2.2 mln euro te vjedhura nga shteti nuk mjaftuan qe ministri I financave Shkëlqim Cani ta perjashtonte OMEGA Farmen nga bizneset e ndershme qe duhen falenderuar.

“Unë dëshiroj jo vetëm t’ju falënderoj për kontributin që keni dhënë dhe vazhdoni të jepni përmes taksave që paguani, por edhe t’ju inkurajoj që të vazhdoni të respektoni institucionet shtetërore. Unë jam besimplotë se vetëm duke luftuar informalitetin pa kompromis, ne do të arrijmë të nxisim edhe më shumë zhvillimin ekonomik e do të krijojmë sëbashku një mjedis sa më të përshtatshëm për të bërë biznes.”

Nadir Çausholli u arrestua më 31 tetor të këtij viti, pasi nga hetimet disa mujore ka rezultuar se nëpërmjet kompanisë së tij “Omega farme” ka arritur të përfitoi me anë të “Falsifikimit të dokumentave” dhe “mashtrimit” me pasoj atë rënda, rreth 2.2 mln euro nga fondi i ilaçeve të rimburësueshme. Për këtë skemë mashtrimi, ai ndodhet në qeli me masën e sigurisë “arrest me burg” për dy akuza.

Nuk dihet kur u njoftua Çausholli per lëvdatat dhe mirënjohjen e Shkelqim Canit, por burime nga gjykata thane se letra e ministrit, fatmiresisht nuk perben prove ne sallen e gjyqit.

Pak kohe me pare, u publikuan ne media dokumentet sipas te cilave, Nadir Çausholli vazhdonte te perfitonte nga tederat e Ministrise se Shendetetsise, pavaresisht se ai ishte i izoluar nga qelite e paraburgimit. /abcnews/