Një 40 vjeçar në fshatin Sutaj të Komunës Rrajcë të Librazhdit, baba i 3 fëmijëve i ka dhënë fund jetës. Viktima është Fluturim Çuku i cili është gjetur nga familjarët e tij i varur në një pemë pranë shtëpisë së tij. Shkaqet e veprimit vetëflijues së Çukut mendohet të jenë kushtet e vështira ekonomike në të cilën jetonte familja e tij. Fluturim Çuku ishte i papunë, i zhytur në borxhe dhe me dy familjarë të sëmurë, nënën dhe bashkëshorten e tij.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe dega e Partisë Demokratike në Librazhd, ku kryetari i kësaj dege, Bujar Vreto u shpreh se familja Çuku kishte 6 muaj pa drita, pasi OSHE i ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike, për shkak të mospagesave së faturave të energjisë elektrike. Gjithashtu, kryefamiljarit Fluturim Çuku ishte ndërprerë edhe ndihma ekonomike me të cilën mbante familjen. Pas vdekjes, energjia i është rikthyer familjes.