Aksioni për paligjshmërinë vijon në të gjithë vendin. Mësohet  se policia ka arrestuar në flagrancë 11 persona për lidhje të paligjshme të energjisë, ndërsa në kërkim janë 9 të tjerë.

Ndërkaq, burrime zyrtare pohuan se janë evidentuar 24 raste me 24 autorë.

Gjithashtu, janë evidentuar 18 raste të ndërtimeve pa leje, ndërsa janë arrestuar 2 persona, 12 raste të prerjes së pyjeve dhe 6 rastë të lojërave të fatit, ndërsa janë zbuluar 6 autorët.