Digjet një makinë në qendër të Durrësit. Mjeti tip Volkwagen Polo mori flakë papritur ndërsa po kalonte para xhamisë së Durrësit.
Shoferi dhe pasagjeri dolën menjëherë dhe tentuan të shuanin flakët me ujë por nuk ia dolën.
Zjarrfikësja mbërriti për të shuar zjarrin, i cili ra papritur në pjesën e motorit të mjetit.





