Vret veten një djalë 24 vjeç në lagjen nr. 18 në Durrës. Burime nga policia informojnë se i riu me iniciale K.Xh. ka vendosur t’i japë fund jetës duke u vetëhelmuar me fotoksinë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në shtëpinë e viktimës, ku ai ka ndërruar jetë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se shkak i këtij vetëflijimi ka qenë gjendja e depresionit në të cilën kishte rënë 24-vjeçari.